Wednesday, August 17, 2022
HomePolitikë“PS u tërhoq nga pakti, pasi pa emrat e kandidatëve për President”,...

“PS u tërhoq nga pakti, pasi pa emrat e kandidatëve për President”, Grupi i PD i përgjigjet Ballës: Doni një emër që ta keni në xhep

-

Sekretari i Grupit të PD Arbi Agalliu deklaron se PS u tërhoq nga pakti pasi pa emrat e kandidatëve për President. Agalliu ka publikuar videon e mbledhjes për Presidentin e ri, teksa shkruan se Taulant Balla u tërhoq nga dokumenti i PD, me të cilin ai vetë ra dakord para syve të kamerave dhe shqiptarëve.

Ai shkruan se PS kërkon President vetëm për socialistët për ta pasur në xhep Rama.

POSTIMI I PLOTË
“Pacta sunt servanda”. Është ky minimumi i seriozitetit që procesi i zgjedhjes së Presidentit meriton të ketë.

 

Taulant Balla u tërhoq nga dokumenti i PD, me të cilin ai vetë ra dakord para syve të kamerave dhe shqiptarëve. Mesa duket, pasi mësuan kandidatët e propozuar nga deputetët e PD, njerëz seriozë e me integritet, që nderojnë Shqipërinë, u tërhoq pa shpjegim dhe bën sikur nuk kupton.

 

PD është për një President për të gjithë shqiptarët dhe që nderon Shqipërinë. PS kërkon President vetëm për socialistët për ta patur në xhep Rama. Këtë të dytën mund ta bëjë, me mandatet e vjedhura dhe deputetët non grata, por jo me PD.

Related articles

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,434FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts