Friday, April 26, 2024
HomePolitikëMiratohet rezoluta, Meta i shqetësuar për situatën: Ende 100 mijë persona trafikohen...

Miratohet rezoluta, Meta i shqetësuar për situatën: Ende 100 mijë persona trafikohen në Ballkan dhe nga Ballkani

-

Kreu i shtetit Ilir Meta, gjatë një deklarate bërë sot në “Forumin e Lirisë Ballkanike”, ku është miratuar rezoluta “Për intensifikimin e përpjekjeve në luftën kundër trafikimit njerëzor dhe sigurimit të një mbrojtje efektive për viktimat e trafikimit”, deklaroi ndër të tjera se është një sfidë e madhe në nivel global lufta ndaj këtij fenomeni.

Presidenti i vendit tha se janë ende 100 mijë persona që trafikohen në Ballkan dhe nga Ballkani, ndërsa 17% e viktimave në BE janë nga vendet tona të rajonit.

“Unë dua të theksoj se kjo është një betejë shumë e vështirë edhe nga shumë folës te tjerë të shquar më parë, Kemi të bëjmë me një sfidë të madhe në nivel botëror, por edhe në nivel evropian dhe të rajonit tonë.

150 mld dollarë fitim nga trafikimi është një shifër marramendëse që tregon një organizim të jashtëzakonshëm dhe që padyshim nuk mjafton të përballet vetëm me angazhim të sinqertë, me deklarata politike me rezoluta. Në fund të fundit një fuqi kaq e madhe kriminale duhet të përballet me një fuqi edhe më të madhe nga shtetet e mbarë botës, sidomos ato demokratike ku liria është baza e ekzistencës së tyre.

 

 

Unë besoj se edhe ne kemi shumë për të bërë. Fakti që vendet e rajonit janë një problem edhe për BE apo Britaninë e Madhe, fakti që jemi duke dalë nga kufizimet e pandemisë, që do të thotë rreziku i rritjes së viktimave është edhe i madh nëse nuk do të ketë ndërhyrje energjike dhe të vendosur nga çdo vend, por edhe nga të gjitha vendet së bashku.

Ende 100 mijë persona trafikohen në Ballkan dhe nga Ballkani, 17% e viktimave në BE janë nga vendet tona dhe nuk është pak, po të kemi parasysh që do të bëhemi anëtarë të BE.

Është për të ardhur keq, nuk kemi adresuar ende shumë cështje që kanë të bëjnë me rrënjët sociale dhe ekonomike”, tha Meta.

Related articles

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts