Sunday, April 28, 2024
HomePolitikëSot raundi i tretë thjesht formalisht, i hapet rruga Ramës të caktojë...

Sot raundi i tretë thjesht formalisht, i hapet rruga Ramës të caktojë presidentin

-

Kuvendi do të mblidhet sot për raundin e tretë të presidentit. Ky raund është formal pasi politika shqiptare dështoi të gjejë dakordësinë për ti dhënë vendit një President konsensual dhe mbi palët.

Mosbesimi i Partisë Demokratike ndaj partisë Socialiste dhe përçarja e familjes demokrate ka çuar në djegien e raundit të tretë që kërkon 84 vota pasi në Kuvend nuk është depozituar asnjë kandidat.

Nga sot Kushtetuta i hap rrugë zgjedhjes së Kreut të Shtetit me shumicë të thjeshtë, çka i jep mundësi kryesocialistit Edi Rama që të zgjedhë Presidentin vetëm me votat e partisë së tij. Pasi ti propozojë emrin grupit parlamentar dhe kryesisë, Rama do të çojë në Kuvend emrin e ri të Kreut të Shtetit, i cili do të zëvendësojë Ilir Metën pas 24 korrikut.

Mazhorancës i nevojiten 71 vota por kreu i grupit parlamentar Taulant Balla nuk e ka fshehur që është në negociata me deputetë të opozitës që ti bashkojnë votat me socialistët në raundin e katërt.

Kryeministri ka përjashtuar nga gara për deputetët socialistë me argumentin që të mos jetë një President partiak, pavarësisht se në krye të listës nga rezultati i zarfave të mbyllur të grupit të majtë qëndron pikërisht një grua deputete.

Për të shkuar deri në raundin e katërt, që fati i Presidentit të ri të varet vetëm nga PS, Edi Rama vendosi në tavolinë rregullat negociuese.

Përjashtoi nga ky proces Sali Berishën dhe deputetët demokratë që e mbështesnin, atë duke i dhënë kredibilitet politik Enkelejd Alibeajt, i cili në fund nuk arriti të bindë jo vetëm negociatorët socialistë por as kolegët e tij brenda selisë blu që të bashkoheshin në një emër.

Related articles

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts