Tuesday, April 23, 2024
HomePolitikëRama udhëton sot drejt Greqisë, takohet me liderët e 13 vendeve evropiane

Rama udhëton sot drejt Greqisë, takohet me liderët e 13 vendeve evropiane

-

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama do të udhëtojë sot drejt Greqisë për të marrë pjesë në samitin e liderëve të shteteve të Procesit të Bashkëpunimit të Evropës Juglindore.

Samiti do të bëjë bashkë 13 shtete dhe tema e diskutimit mes tyre do të fokusohet tek thellimi i bashkëpunimit me vendet e rajonit dhe partnerëve ndërkombëtarë për të garantuar paqe, stabilitet dhe zhvillim ekonomik rajonal.

Gjithashtu liderët e 13 vendeve do të flasin për luftën në Ukrainë dhe ndikimin e saj në vendet e rajonit.

Pjesëmarrës në këtë takim do të jenë edhe presidentja e Komisionit Evropian, Ursula fon der Lajen, presidenti i Këshillit, Çarls Mishel dhe kancelari gjerman Olaf Sholc.

Related articles

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts