Thursday, April 18, 2024
HomePolitikëMeta në Forumin IX Global të Bakusë: Mendimet dhe idetë e shprehura...

Meta në Forumin IX Global të Bakusë: Mendimet dhe idetë e shprehura këtu, të na shërbejnë për të garantuar një të ardhme sa më të mirë për vendet tona!

-

Presidenti i Republikës Ilir Meta ka marrë pjesë në Forumin IX Global të Bakusë “Rezistenca globale, bashkëpunimi global”. Meta shkruan se në këtë platformë marrin pjesë personalitete të dalluara nga të gjithë sektorët e qeverisjes, jetës politike dhe shoqërore në botë.

Ai thekson se që të gjitha mendimet dhe idetë e shprehura këtu, duhet të na shërbejnë për të rënë dakord, nëpërmjet angazhimeve konkrete për të garantuar një të ardhme sa më të mirë për vendet tona!

“Kënaqësi të marr pjesë dhe të përshëndes sot Forumin IX Global të Bakusë “Rezistenca globale, bashkëpunimi global”, platformë unike e personaliteteve të dalluara nga të gjithë sektorët e qeverisjes, jetës politike dhe shoqërore në botë, të organizuar nga Qendra Ndërkombëtare ‘Nizami Ganjavi’.
Pasojat e pushtimit të paprovokuar dhe të pajustifikuar të Ukrainës nga Rusia, si dhe hapat që duhen ndërmarrë në një epokë pas pandemisë COVID-19 do të jenë temat kryesore të këtij forumi të rëndësishëm, të cilit i uroj rezultate të frytshme, si dhe që të gjitha mendimet dhe idetë e shprehura këtu, të na shërbejnë për të rënë dakord, nëpërmjet angazhimeve konkrete për të garantuar një të ardhme sa më të mirë për vendet tona!”, shkruan Meta.

Related articles

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts