Kreu i Grupit Parlamentar i PS, Taulant Balla, ka zhvilluar sot një takim me kreun e bordit të Shoqatës “BWA”, Michael Schuman, ndërsa në fokus të diskutimeve ka qenë krijimi i urave të bashkëpunimit ekonomik mes vendit tonë dhe Gjermanisë.
Ai tha se në vjeshtë do të organizohet një konferencë për të prezantuar Shqipërinë dhe mundësitë që krijon për bashkëpunim ekonomik.
“Biem të gjithë dakord që duhet të kemi më shumë prezencë të kompanive gjermane në Shqipëri dhe kemi dakordësuar që në vjeshtë të organizojmë një konferencë, një prezantim të Shqipërisë në Gjermani, me qëllim që anëtarët të njohën më në detaje me ofertën ekonomike, investimit në Shqipëri dhe më pas të kemi një numër sipërmarrësish shqiptar për ndërtimin e ura të bashkëpunimit.
Bizneset më pas të kalojnë në këtë urë. Gjej rastin të shpreh mirënjohjen tonë më të thellë për mbështetjen gjermane në planin ekonomik dhe politik. Ta çojmë në një dimension të ri këtë bashkëpunim mes dy vendeve tona”, u shpreh Balla gjatë konferencës për mediat.
Nga ana tjetër Schuman tha se Shqipëria ka mjaft oportunitete interesante dhe se në vijim do të konkretizohen dhe bashkëpunime mes dy qeverive.