Sunday, May 19, 2024
HomePolitikëAKSHI: Pas sulmit Shërbimet Publike kthehen online, 1214 nga 1225 mund të...

AKSHI: Pas sulmit Shërbimet Publike kthehen online, 1214 nga 1225 mund të përdoren nga qytetarët

-

AKSHI njofton se Shërbimet publike online rikthehen në normalitet të plotë në e-Albania, pas sulmit kibernetik ndaj faqeve të institucioneve

Sipas asaj që bën me dije AKSHI, pas thuajse 3 javësh nga agresioni kibernetik, shërbimet online për qytetarët dhe bizneset janë normalisht të aksesueshme.

Aktualisht, 1214 nga 1225 shërbime online që jepen në platformën e-Albania, mund të përdoren nga qytetarët dhe bizneset me të njëjtën shpejtësi dhe lehtësi si më parë.

Konkretisht janë në funksion të plotë edhe shërbimet e:

aplikimit të formularit për lëshim për herë të parë ose rinovim të pasaportës

deklarimit të humbjes së dokumenteve të ndryshme

ndihmës ekonomike për individët dhe vërtetimit mbi masën e përfitimit të ndihmës ekonomike

kërkesë për të përfituar nga programet e strehimit social

lista e notave dhe vërtetimi i diplomës për studentët që kanë ndjekur Universitetin e Tiranës.

Ndërkohë, stafi i inxhinierëve po punon për të kthyer në normalitet dhe shërbimet e fundit të mbetura siç janë: njehsimi i diplomave dhe certifikatave të lëshuara nga institucionet e huaja; vërtetimi i pagesës së aftësisë së kufizuar si dhe kryerja e pagesave të ujit dhe energjisë elektrike.

Nga dita e hënë do të mund të aplikohet edhe për Leje Ndërtimi (e-Lejet), vlerësimi të ndikimit në mjedis dhe përdorimit të burimeve ujore.

Sistemet elektronike të rikthyera se fundmi në funksionalitet të plotë janë:

Sistemi i Qëndres së Botimeve Zyrtare;

e-Inspektimi;

Sistemi i menaxhimit tëinformacionit për burimet njerëzore të administratës;

Sistemi elektronik i ndihmës ekonomike.

Gjithashtu, është funksionale posta elektronike zyrtare për të gjithë punonjësit e administratës. Janë forcuar mekanizmat e sigurisë së email-it zyrtar si dhe është bërë kalimi i çdo mailbox-i në infrastrukturën cloud.

AKSHI shpreh mirënjohje për të gjithë punonjësit e ekipit që ia dolën të rikuperojnë në një kohë rekord shërbimet publike online, si dhe skuadrën speciale të Microsoft për ndihmën gjatë gjithë këtyre ditëve.

Related articles

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts