Friday, March 29, 2024
HomeKronikaTragjedia e Himarës/ Gledis Nano në familjen Avdia: Nuk dua të keqintepretohet...

Tragjedia e Himarës/ Gledis Nano në familjen Avdia: Nuk dua të keqintepretohet vizita ime

-

 

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Gledis Nano ishte sot në familjen Avdia për të përcjellë ngushëllimet e tij siç tha ai si prind dhe si qytetar.

“Nuk dua të keqintepretohet vizita im. Kam marrë pjesë për ti shprehur ngushëllimet e mija për këtë humbje si prind, si qytetar. Falenderoj familjen Avdia që më mirëpriti.”, tha Drejtoi i Policisë pas vizitës në banesën e prindërve të Jonadës.

Familja i dha lamtumirën dje vogëlushes 7-vjeçare e cila humbi jetën pasi u godit nga skafi që drejtohej nga efektivi I policisë Arjan Tase.

Ngjarja tragjike u shënua më 2 gusht 2022 në plazhin Potam të Himarës.

Polici Tase u arrestua për akuzën e Vrasjes nga pakujdesia, ndërkohë që u njoftua se në hetim është dhe i gjithë zinxhiri drejtues i Drejtorisë së Policisë Kufitare të Vlorës, e cila është shkarkuar.

Related articles

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts