Wednesday, May 29, 2024
HomePolitikëVdekja e 7-vjeçares në Himarë, nis protesta e qytetarëve para Ministrisë së...

Vdekja e 7-vjeçares në Himarë, nis protesta e qytetarëve para Ministrisë së Brendshme

-

Prej orës 19:00, kanë nisur të mblidhen protestuesit e parë të protestës që do të nisë pas pak minutash në kryeqytet nën moton “Nuk e vrau varka, por shteti”, ndërsa janë shtuar edhe forcat policore në gatishmëri për çdo incident të mundshëm.

Kjo protestë vjen pas tragjedisë së ndodhur në plazhin e Potamit në Himarë, ku vogëlushja 7-vjeçare, Jonada Avdia, u aksidentua dhe humbi jetën nga një skaf që drejtohej nga komisari Arjan Tase.

Protesta po mbahet para Ministrisë së Brendshme, ku do të kërkohet dorëheqja e ministrit të Brendshëm Bledi Çuçi, Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit Gledis Nanos dhe ministres së Turizmit, Mirela Kumbaro. Në mbështetje të saj janë dhe Partia Demokratike si dhe Partia e Lirisë.

Related articles

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts