Thursday, March 28, 2024
HomeKronikaMasakra në Mal të Zi me 11 të vdekur, qeveria shpall tre...

Masakra në Mal të Zi me 11 të vdekur, qeveria shpall tre ditë zie për tragjedinë në Cetinje

-

Qeveria e Malit të Zi sonte do të shpallë tri ditë zie për tragjedinë e madhe që ndodhi sot në Cetinjë, ku mbetën të vrarë 11 persona dhe u plagosën 6 të tjerë, mes tyre një polic.

Këtë informacion e ka bërë të ditur kryeministri Dritan Abazoviç në Telegram.

Sipas mediave, pas një konflikti familjar, një burrë 34-vjeçar ka nxjerrë armën dhe ka qëlluar mbi disa persona.

Policia ka reaguar menjëherë dhe ka tentuar të neutralizojë të dyshuarin, i cili nuk ka pranuar të dorëzohet dhe ka qëlluar me armë në drejtim të punonjësve të policisë, e cila është kundërpërgjigjur, me ç’rast i dyshuari ka mbetur i vrarë, sipas agjencisë së lajmeve Beta.

Qyteti i Cetinjës ndodhet 36 kilometra në perëndim të Podogricës. Sipas dëshmitarëve, sulmuesi po qëllonte mbi kalimtarë rasti në rrugë, përfshirë fëmijë. Katër nga të plagosurit janë dërguar në spitalin e Cetinjës, ndërsa dy të tjerë me plagë të rënda janë dërguar në Qendrën Klinike në Podgoricë.

Në vendngjarje ndodhet prokurori i lartë i shtetit, forcat e emergjencës dhe policia.

Related articles

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts