Friday, March 29, 2024
HomePolitikë“Populli që fle në demokraci, zgjohet në diktaturë”, Meta paralajmëron protesta: Rama...

“Populli që fle në demokraci, zgjohet në diktaturë”, Meta paralajmëron protesta: Rama dhe shpura e tij do paguajnë ‘borxhet’!

-

 

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta deklaroi se partia e tij do të vijojë të mbështesë çdo kauzë opozitare sa i takon lëvizjes për protesta.

Në një konferencë për mediat ai tha se Rama dhe shpura e tij do të paguajnë çdo ‘borxh’, ndërsa i bëri thirrje punonjësve të administratës mos të firmosin asgjë në shkelje pasi do të duhet të japin llogari.

“Ne do dalim në përkrahje të çdo iniciativë të qytetarëve. Një popull që fle në demokraci, zgjodhët në diktaturë. Kjo është zgjidhje e pandalshme. Ne si PL do të bashkëpunojmë me çdo forcë politike opozitare, me çdo grup interesi për të rivendosur llogaridhënien në këtë vend. Ky është proces i pandalshëm. Këtë e di vetë dhe Edi Rama. Historia ka ndryshuar një herë e përgjithmonë. Këto borxhe do i paguajë ai i pari dhe shpura e tij. I bëj thirrje administratës që mos të përdoren si bedela që mos të firmosin shkresa të paligjshme, akte të paligjshme. do marrin në qafë veten e tyre dhe fëmijët e tyre. Në Shqipëri do të funksionojë ligji.”, tha Meta.

Related articles

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts