Wednesday, May 1, 2024
HomePolitikëNdahet nga jeta ish-ministri i Bujqësisë Haxhi Aliko

Ndahet nga jeta ish-ministri i Bujqësisë Haxhi Aliko

-

Eshtë ndarë nga jeta në moshën 82-vjeçare pedagogu dhe personaliteti i Shkencave Veterinare në Shqipëri, Haxhi Aliko.

Aliko ka pasur një karrierë të spikatur si në fushën akademike ashtu dhe në atë politike. Po ashtu, Aliko është angazhuar edhe në politike, ku është zgjedhur deputet, e më pas është emëruar ministër i Bujqësisë, në qeverinë e Bashkim Finos në vitin 1997.

Jeta e profesor Alikos është e lidhur ngushtë me Fakultetin e Mjekësisë Veterinare, në të cilin u shkollua dhe zhvilloi një karrierë të shkëlqyer akademike 35-vjeçare, duke e filluar si asistent lektor dhe duke vijuar si titullar i lëndës “Fiziologjia e Kafshëve Bujqësore”, përgjegjës i Katedrës “Fiziologji-Biokimi” për 16 vjet dhe deri në Rektor i Universitetit Bujqësor të Tiranës për 4 vjet.

Si pedagog, Prof. Haxhi Aliko ka qenë kompetent i padiskutueshëm në lëndën e fiziologjisë dhe njëherësh tepër metodik e serioz në raport me studentët. Njohuritë e thella, qetësia dhe elokuenca në përçimin e njohurive si dhe formimi i tij kulturor universal, ishin tiparet dalluese që i dhanë atij statusin e një profesori autoritar në mjedisin universitar. Edhe sot e kësaj dite, gjenerata të shumta të studentëve i kujtojnë me nostalgji leksionet e mrekullueshme të Prof. Alikos.

Prof. Haxhi Aliko ka shumë vlerësime, tituj e dekorime në jetën e tij dhe është një nga personalitetet me gjurmë të pashlyera në historinë e Fakultetit të Mjekësisë Veterinare!

Me emrin e tij numërohen 37 artikuj shkencorë, 7 tekste mësimore, 3 libra e monografi, 7 udhëheqje disertacionesh si dhe botime të tjera të botuara në periodikë të ndryshëm të kohës.

Ndarja nga jeta e tij ka hidhëruar të gjithë ata që e njihnin.

“Tirana po mbushet me kulla të larta por lartësinë e një qyteti nuk e masin ato, sado shumë të jenë!
Ajo matet nga burrat si profesor Haxhi Aliko që me shkop në dorë, deri vonë, trokiste në trotuare e shkonte gjithë hijeshi në bibliotekën e Akademisë së Shkencave a në takim me burra të tjerë të shkencës shqiptare, e na lartonte!
Tirana sot kam frikë se nuk e di çfarë Njeriu të Lartë ka humbur!
Kullat e larta kanë filluar e bëjnë shumë hije e po zvogëlojnë shumë mendje!
Lamtumirë i larti profesori ynë i nderuar, Haxhi Aliko!
Ah,sa me mall do të kujtojmë!” shkruan Ilir Kadia.

I paharruar kujtimi dhe puna e Profesor Haxhi Aliko!

Related articles

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts