Monday, May 6, 2024
HomePolitikëRrëzohet qeveria në Malin e Zi/ Bie shqiptaro-malazezi, Abazoviç

Rrëzohet qeveria në Malin e Zi/ Bie shqiptaro-malazezi, Abazoviç

-

Pak pas mesnate, kur kishin diskutuar për më shumë se 12 orë, deputetët në Malin e Zi rrëzuan qeverinë e Dritan Abazoviç.
Qeveria u rrëzua me 50 vota pro, ndërsa mjaftonin 41 vota nga 81 në total.
Tashmë, qeveria e Abazoviç do të funksionojë me mandat teknik deri në zgjedhjen e qeverisë së re.

Mocioni për rrëzimin e qeverisë ishte kërkuar nga partia e presidentit Gjukanovic, si pakënaqësi ndaj vendimit të Abazoviç për nënshkrimin e marrëveshjes themelore me Kishën Serbe.
“Përgëzoj koalicionin e ri të (Alekse) Beçiçit dhe Gjukanoviçit, jemi gati të pranojmë humbjen. Më vjen keq që krimi i organizuar në Mal të Zi vazhdon të përdorë tentakulat e tij për të rregulluar marrëdhëniet politike”, tha Abazoviç.

Ai shtoi se nëse formohet qeveria e re para zgjedhjeve, ai nuk do të marrë pjesë në to.
“Jam shumë krenar për gjithçka që kemi bërë në 100 ditë. Ne do të kujtohemi si qeveria që zgjati më pak, por që mori vendimet më të vështira. Ne jemi këtu për të vazhduar luftën së bashku për një Mal të Zi civil, demokratik dhe ekologjik”, tha Abazoviç pas votimit.

Related articles

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts