Saturday, December 10, 2022
HomePolitikëPD sërish pyetje për Inceneratorët/ Ja ku përfundojnë paratë e shqiptarëve

PD sërish pyetje për Inceneratorët/ Ja ku përfundojnë paratë e shqiptarëve

-

Partia Demokratike ka reaguar sërish për çështjen e inceneratorëve, ndërsa lëshon akuza në drejtim të qeverisë Rama.

Përmes një dalje për mediat, anëtari i Këshillit Kombëtar të PD, Klodian Muço pyeti se ku shkojnë paratë e shqiptarëve, që sipas selisë blu, Rama ia ka thënë klientëve të tij.

Deklarata e PD
Sot do t’ju japim një pasqyrë të strukturës fiskalo-kriminale ku përfundojnë paratë e shqiptarëve që vidhen me pretekstin e inceneratorëve:

Një ‘guacë gjyshe’, në pronësi të një shtetaseje të lindur në ish – Bashkimin Sovjetik, me vetëm 2 vetë në staf dhe 18 mijë euro, ka në pronësi një ‘guacë nënë’, me zero staf e 18 mijë euro buxhet, e cila zotëron ‘guacën bijë’ “Geogenix” me zero staf dhe 50 mijë euro buxhet, të krijuar nga dhurata e Klodian Zotos!

Tek kjo guacë me zero staf Edi Rama po çon qindra miliona euro!

Qartësisht, Edi Rama gënjeu kur tha se është kompani me eksperiencë të madhe dhe i dha 8 pikë bonus!

Si është situata sot?

– Mbi 100 milionë euro të vjedhura për inceneratorë që nuk janë;
– Inceneratori i Tiranës nuk ka asnjë tullë

– Zoto ka vjedhur miliona për konsulencë inceneratori që nuk ekziston;
– Kontrata vijon e nuk ndërpritet paçka se miliona euro vidhen
– Paratë publike vidhen dhe fshihen nëpër guaca, dhe veç një shtetase ruse e di se ku
-SPAK ka ikur në drejtim të paditur dhe e lë vjedhjen të vijojë duke u bërë edhe vetë një ‘guacë e drejtësisë’.

Edhe sot si çdo ditë kemi 5 Pyetje:

– Cila nga këto guaca kishte eksperiencë dhe meritonte 8 pikë të dhuruara me bujari nga Rama?
– Ku po pëfundojnë paratë publike të shqiptarëve?
– Ku janë inceneratorët?
– Çfarë karakteristikash kanë dhe a përputhen me nivelin e BE-së për ndotjen?
– A vërtetë mendoni se Zoto – Mërtiri po vjedhin qindra milionë euro se gjetën ca leshko apo po ndajnë paratë së bashku? Kush po i ndan paratë e vjedhura të shqiptarëve?

Related articles

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,601FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts