Friday, April 26, 2024
HomeKronikaKishte fshehur në makinë 40 kg kokainë me vlerë 10 mln euro,...

Kishte fshehur në makinë 40 kg kokainë me vlerë 10 mln euro, arrestohet shqiptari në Itali

-

 

Një 30-vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia italiane, pasi është kapur me 40 kilogramë kokainë të pastër, e cila sipas autoriteteve italiane ka një vlerë tregu mbi 10 milionë euro.

Shqiptari e kishte fshehur drogën në makinë dhe në shtëpi, ndërsa u kap gjatë një kontrolli rutine, që më pas rezultoi në kapje të madhe droge.

Gjithashtu në banesën e shqiptarit u gjetën para cash, të ardhura të konsideruara nga shitjet, si dhe mjete që përdoren për paketimin e drogës.

Mediet italiane raportojnë se një pjesë e sasisë së kokainës u gjet në timonin e makinës.

Shqiptari eshë arrestuar në Ancona të Italisë. Ndërsa pas hetimeve rezultoi se 30-vjeçari shqiptar ishte në kërkim nga Guardia di Finanza e Bresciaa, e cila prej disa kohësh po e mbante në mbikëqyrje, për shkak se i riu kishte marrë një apartament në Ankona në via Primo Maggio dhe në Baraccola, të cilin e përdorte si laborator për përpunimin dhe ruajtjen e drogës.

Related articles

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts