Saturday, April 20, 2024
HomeKronikaSpanjë/ Zbulohet parcela 2500 metra katrorë me kanabis në mal, shqiptarët jetonin...

Spanjë/ Zbulohet parcela 2500 metra katrorë me kanabis në mal, shqiptarët jetonin në çadra dhe kujdeseshin për të

-

 

Policia spanjolle ka nisur kërkimet për shqiptarin e tretë që ka lidhje me plantacionin me kanabis të gjetur në malin Pedre, në Cerdedo-Cotobade, provincë në Pontevedra në Spanjë.

Dy shqiptarë janë arrestuar teksa kujdeseshin për parcelat ndërsa një i tretë është në kërkim. Këtij të fundit i janë gjetur dokumentet në njërën nga dy çadrat që ata kishin ngritur për të jetuar në mes të malit ngjitur me plantacionet me kanabis.

Garda Civile nënvizuan se bëhej fjalë për plantacionin më të madh të identifikuar vitet e fundit në Galicia, në veriperëndim të Spanjës, 3 437 bimë kanabis në një zonë prej 2 500 metra katrorë.

Toka i përkiste komunës së Pedres dhe kishin qenë banorët që kishin njoftuar policinë për praninë e dyshimtë të shqiptarëve

Kur policia kishte shkuar për ti arrestuar njërin e kishte gjetur duke bërë roje dhe tjetrin duke kultivuar.

Garda Civile siguroi se dy shqiptarët jetonin për një kohë të gjatë në mal, në çadrat ngjitur me plantacionin. Ata kishin mjetet e nevojshme për të jetuar për një kohë të gjatë.  Kishin një kuzhinë me disa soba dhe shumë ushqim e pije.

Aty ishte ndërtuar dhe një sistem vaditjeje për plantacionin.

Dy shqiptarët kanë dalë para gjykatës së Pontevedra dhe ndaj tyre është dhënë masa e sigurisë arrest me burg ndërsa punohet për arrestimin e shqiptarit të tretë, shkruanin më 3 shtator mediat spanjolle.

Related articles

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts