Monday, May 20, 2024
HomePolitikëPresidenti i Italisë, Sergio Mattarella, nis vizitën e parë zyrtare në Shqipëri

Presidenti i Italisë, Sergio Mattarella, nis vizitën e parë zyrtare në Shqipëri

-

Presidenti i Italisë, Sergio Mattarella, nis sot vizitën e parë parë zyrtare në Shqipëri. Ai mbërriti dje në aeroportin e Rinasit, i shoqëruar nga Ministrja e Universitetit dhe Kërkimit Shkencor, Maria Cristina Messa dhe u prit nga Ministrja e Arsimit Evis Kushi dhe Ambasadori italian Fabrizio Bucci.

Sot. Presidenti italian Mattarela do të pritet nga Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, me ceremoni shtetërore, në Pallatin e Brigadave në orën 10:00.

Më pas, në orën 11:10 të dy Presidentët do të japin një deklaratë për mediat nga “Pallati i Brigadave”, e cila do transmetohet live. Pas ceremonisë, do të mbahet një konferencë e përbashkët për media prej tyre.

Presidenti Mattarella do të vendosë një kurorë me lule në Statujën e Nënës Shqipëri në Varrezat Kombëtare të Dëshmorëve të Shqipërisë.

Vizita do të vijojë me bisedën me Kryeministrin Edi Rama ndërsa pasdite Mattarella do të vizitojë Shkollën Italiane të Tiranës i shoqëruar nga Presidenti i Shoqatës “Dante Alighieri”, Andrea Riccardi dhe bashkëthemeluesja e Shkollës Concetta Marotta.

Në përfundim, Kreu i Shtetit do të pritet në godinën e Kuvendit nga kryetarja e parlamentit Lindita Nikolla.

Vizita do të mbyllet me një takim me një përfaqësues të komunitetit italian.

Related articles

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts