Saturday, July 27, 2024
HomePolitikëSulmi kibernetik/ Rama: Sulmi mund të kishte zhdukur gjithçka, të na kthente...

Sulmi kibernetik/ Rama: Sulmi mund të kishte zhdukur gjithçka, të na kthente në vitin zero, sistemet tona rezistuan!

-

 

Kryeministri Edi Rama pohoi me bindje se sistemet që u sulmuan nga sulmi kibernetik pas të cilit thuhet se fshihet Irani, rezistuan.

Në një komunikim online me qytetarë dhe gazetarë Rama tha se nga ky sulm mund të ishte zhdukur gjithçka dhe Shqipëria mund të ishte kthyer në vitin zero.

Pyetje: Keni arritur në një përfundim pas hetimeve, pse është sulmuar Shqipëria nga Irani? Çfarë ka ndodhur me sigurinë e TIMS dhe portalit qeveritar?


Rama:
Sa i takon pyetjes së parë e kuptoj shumë mirë se në kushtet kur sulmohemi për herë të parë, ka konfuzion, ka keqkuptim të madh. Ne kemi rezistuar me sukses ndaj sulmit. Po të shihni raportin e bërë nga ekspertiza më e lartë, e Microsoft dhe e agjencive të specializuara nga SHBA, që kanë bashkëpunuar me ne, e vërteta është se sulmi s’i ka arritur qëllimet. Ai sulm mund të kishte zhdukur gjithçka, dhe mund të na kishte kthyer pas në vitin zero. Kjo nuk ka ndodhur. Sistemi ynë është ngritur me shpejtësi. Ky është fakt. Një nga grupet më të rrezikshme në botë ka organizuar sulme ndaj vendeve që i ka marrë shumë kohë më parë hapat dixhitale, që nga Izraeli, te Arabia, dhe sulmet kanë qenë sulme të rënda. Përtej thashethemeve, sajesave, sistemet tona kanë rezistuar, Kemi një plan që të përshpejtojmë projektin tonë për sistemin, por kërkon investim. Do shkurtojmë kohën në të cilën do bëjmë projektin.

Related articles

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts