Thursday, March 28, 2024
HomeEkonomiKESH, çmime preferenciale për OST / Energjia për humbjet në rrjet do...

KESH, çmime preferenciale për OST / Energjia për humbjet në rrjet do i shitet me 73 euro/Mwh

-

Korporata Elektorenergjetike Shqiptare do t’i shesë energji Operatorit të Sistemit të Tranmsetimit për mbulimin e humbjeve në rrjet, ndërkohë që çmimi për 1 Mwh do të jetë rreth 73 euro/Mwh, një vlerë ndjeshëm më e ulët se tregu.

Enti Rregullator i Energjisë ka miratuar kontratën e shit-blerjes mes 2 kompanive publike të gjenerimit dhe transmetimit të energjisë, dokument që bazohet në një vendim qeverie të datës 29 qershor të këtij viti.

Sipas relacionit të ERE-s, kontrata përcakton se gjatë periudhës së gjendjes së emergjencës në furnizim, shoqëria publike e prodhimit, e ngarkuar me detyrimin e shërbimit publik, furnizon Operatorin e Sistemit të Transmetimit me të gjithë sasinë e nevojshme, për mbulimin e humbjeve, me çmimin e blerjes së energjisë nga prodhuesit me përparësi hidrike.

Këtu bëjnë pjesë hidrocentralet deri në 15 MW, për të cilët përgjatë vitit 2022 paguhet 8.5652 Lekë/kWh apo 0.73 euro/kwh. Kontrata e lidhur midis kompanive është një favorizim për Operatorin e Sistemit të Transmetimit, që sipas legjislacionit të fuqi kryen blerje me çmime tregu për të mbuluar humbjet në rrjet.

Sipas të dhënave zyrtare, në 6 muajt e parë të këtij viti niveli i humbjeve në rrjetin e transmetimit arriti në 103,400 Mwh, ndërkohë që çmimi mestara me të cilin u ble energjia nga OST për mbulimin e tyre sipas Enti Rregullator të Energjiisë ishte 263.8 euro/Mwh.

Kontrata e miratuar nga ERE, për shit-blerjen e kësja energjie me një çmim të favorshëm prej 73 euro/Mwh do të jetë në fuqi deri në dhjetor të këtij viti, ndërkohë që ajo vjen në një kohë kur qeveria ka bërë publik planin se konsumi mbi 800 Kwh familjar i energjisë do të tarifohet me çmime tregu.

Më konkretisht, çmimi që synohet të propozohet është 42 lekë/kwh, ku 7 lekë janë tarifa transmetimi dhe shpërndarjeje. Qeveria llogarit çmimet e tregut me një vlerë prej 35 lekë/kwh, por kjo shifër është mbi 17% më e lartë se çmimet me të cilët janë bërë realisht blerjet.

Related articles

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts