Tuesday, May 7, 2024
HomePolitikëZgjedhjet vendore, ja ndryshimet në radhët e drejtuesve politikë të PS në...

Zgjedhjet vendore, ja ndryshimet në radhët e drejtuesve politikë të PS në qarqe…

-

 

Zgjedhjet vendore, ndryshime në radhët e drejtuesve politikë të PS në qarqe

-Blendi Klosi në vend të Arben Ahmetaj në Vlorë

-Elisa Spiropali lë Kukësin dhe merr drejtimin e Shkodrës në vend të Edona Bilalit

-Pandeli Majkos i besohet drejtimi i qarkut Kukës

Blendi Klosi do të jetë drejtuesi politik i qarkut të Vlorës, duke zëvendësuar në këtë detyrë Arben Ahmetaj.

Vendimi u mor në mledhjen e sotme të Kryesisë së PS-së të drejtuar nga kryesocialisti Edi Rama.

Vetë ky i fundit nuk preferoi të komentojë se ku gaboi zoti Ahmetaj që u zhvesh dhe nga funksionet politike në PS, por paralajmëroi edhe ndryshime të tjerta.

Rama: Të gjithë kanë detyra dhe pozicionet e tyre dhe ndryshimi i pozicioneve në kushtet kur jemi në rrugën drejt një fushate tjetër zgjedhore është gjëja më e natyrshme, do bëjmë akoma të tjera.

Nuk ka rëndësi të hyjmë në emra, të gjithë jemi shërbëtorë të këtij misioni. Secili ka rolin e vet dhe pozicionin e vet. Kjo është një skuadër dhe çdo skuadër ka lojtarë që kanë role të ndryshme dhe secili bën rolin e tij se po të bënin të gjhithë të njëjtin rol nuk do kishte skuadër.

Sakaq Elisa Spiropalit i është besuar drejtimi i Shkodrës, ndërsa Pandeli Majkos qarku i Kukësit.

I pyetur sesi do bëhet përzgjedhja e kandidatëve të PS-së për zgjedhjet vendore dhe nëse do të bëhet me primare, Rama iu përgjigj:

Rama: Jo faleminderit.

Related articles

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts