Saturday, April 20, 2024
HomePolitikëRama: Gjimnazistët tanë kanë mesataren më të lartë të studentëve të huaj...

Rama: Gjimnazistët tanë kanë mesataren më të lartë të studentëve të huaj kur shkojnë jashtë vendit!

-

Kryeministri Edi Rama në fjalimin e mbajtur ditën e sotme në kongresin e Nanoteknologjisë për arsimin në Shqipëri, u ndal te të rinjtë që shkojnë jashtë vendit për të studiuar duke theksuar se ato kanë mesataret më të larta në raport me studentët e tjerë të huaj.

Sipas Ramës, kjo vjen për shkak se baza në gjimnaze është fuqizuar vitet e fundit, por nënvizoi se ka ende shumë punë për të bërë me universitetet.

“Është një ide legjitime për të synuar universitetet më të mira europiane dhe është fakt që shqiptarë, vajzat dhe djemtë që mbarojnë të mesmen në Shqipëri shkëlqejnë në universitete më prestigjoze dhe kanë mesataret më të larta të studentëvë të huaj.

Kjo tregon se baza në arsimim është fuqizuar por na vë para përgjegjësisë që të fuqizojmë univeristetin. Kemi shumë drejtime ku të punojmë duke rritur kapacitetet dhe rezultatet. Dua ta mbyll me një koment mbi një nismë të përbashkët mes Shqipërisë dhe Holandës për të angazhuar bashkësinë europiane në një drejtim ky synojmë konkretizim të vizionit’, tha Rama.

Ai deklaroi se do të paraqesë në Pragë idenë për të ndërkombëtarizuar universitetet e vendeve që apsirojnë të anëtarësohen në BE në mënyrë që studentët në vendin tonë të pajisen me diploma të barasvlefshme me ato jashtë vendit.

“Në datë 6 të gjithë liderët e kësaj gjeografie që përfshin vendet e BE, vendet e Ballkanit do të mblidhen në Pragë për të diskutuar jetësimin e idesë së një komuniteti të ri politik europian. Bashkë me kryeministrin Rutte kemi shkruar një editorial që botohet nesër në Politico. Si Shqipëri kemi vënë theksin te të rinjtë dhe universiteti. Që vendet jashtë BE të kenë mundësinë e një aksesi të barabartë për të ndërkombëtarizuar universitetet tona.

Duke iu dhënë mundësi nxënësve tanë që mbarojnë gjimnazet në Shqipëri që të mos kenë nevojë për të studiuar në një universitet prestigjoz jashtë por ta gjejnë këtu në Shqipëri mundësinë përmes programit dhe në fund me një diplomë të barasvlefshme të një universiteti europian. Për ne është e rëndësishme të shtyjmë në këtë drejtim. Nuk ka asnjë diskutim që dimensioni ekonomik dhe zhvillimor në BE duhet t’i paraprijë anëtarësimit në BE”, u shpreh ai.

Related articles

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts