Thursday, March 28, 2024
HomePolitikëMeta zbulon datën, ja kur do të mblidhet Koventa Kombëtare e Partisë...

Meta zbulon datën, ja kur do të mblidhet Koventa Kombëtare e Partisë së Lirisë

-

Në një komunikim për mediat, Ilir Meta njoftoi se Koventa Kombëtare e Partisë së Lirisë do të mblidhet në 29 tetor.

“Koventa Kombëtare e Partisë së Lirisë mblidhet në 29 tetor. Të reflektojmë ndryshimet në statut dhe program. Të zgjidhen forumet e Partisë së Lirisë dhe lidhur me aksionin e saj politik”, tha Meta.

Gjithashtu kreu i Partisë së Lirisë nuk i kurseu kritikat ndaj qeverisë Rama, duke u shprehur fundi i regjimit është ndëshkimi i kryeministri dhe bandës së tij.

“Ka vajza të shkëlqyera me medalje që kanë nderuar edhe vendin jashtë. Institucione 26 vite të licensuara të akredituara. Ku është siguria juridike në këtë vend. Çfarë ndodh me sipërmarrësit e tjerë. Fatura që do të paguaj Shqipëria për  shkak të borxheve dhe krimit do të jetë shumë e lartë. Mafia ka kapur shtetin. KU është siguria vend. Ju e dini hakërrimin,. Ky në momentin që e dinte se hakërrimi kishte ndodhur u kërkon bankave të fusin të dhënat tek sistemi i hakeruar, por për fat të mirë nuk pranuan.. Situata është kritike. Por fundi i kësaj është ndëshkimi i Ramës dhe i bandës së tij dhe ringritja e shtetit. Opozita e ka të domosdoshme të jetë e bashkuar”, tha Meta.

Related articles

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts