Wednesday, May 1, 2024
HomeEkonomiGuvernatori Sejko: Ekonomia shqiptare do rritet. Sektori bankar i shëndetshëm, do japë...

Guvernatori Sejko: Ekonomia shqiptare do rritet. Sektori bankar i shëndetshëm, do japë kredi

-

Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, ka deklaruar se me gjithë sfidat që ka përpara vendi për shkak të inflacionit të lartë, rritja ekonomike do të vijojë të jetë pozitive.

Rritja e shpejtë e çmimeve në tregjet botërore ka përballur shoqërinë e gjithë vendeve me sfida serioze ekonomike, inflacioni 8 % në gusht me rritje të shpejtë e bazë të gjerë.

Inflacioni i lartë mbetet kërcënimi kryesor mbi stabilitetin makroekonomik e rritjen e qendrueshme të vendit, gërryen fuqinë blerëse, rrit pasigurinë për të ardhmen, dëmton prespektivat afatgjata të zhvillimit të vendit.

Për këtë arsye fokusi primar i politikave duhet marrja e masave të koordinuara për zbutjen e kostove të inflacionit e ktihimin në objektiv sa më shpejt me kosto sa më të ulëta. Ai nënkupton një rritje të normës bazë të interesit.

Projeksionet sugjerojnë se inflacioni do mbetet në nivele të larta dhe gjatë 2-3 mujorëve në vijim.

Projeksionet janë që ekonomia do rritet përgjatë periudhës kohore afatmesme. Ndonëse aktiviteti ekonomik do vuajë pasojat negative të inflacionit, rritja ekonomike e vendit do jetë pozitive.

Rritja ekonomike do vijojë të përftitojë nga stabiltieti i përgjithshëm ekonomiko-finacniar dhe nga mbështetja me kredi e instumente pagese nga sektori bankar. Sektori bankar është i shëndetshëm likuid”, tha Gent Sejko.

Related articles

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts