Tuesday, December 3, 2024
HomeEkonomiDhoma e Tregtisë rezerva për paketën fiskale 2023: E pamjaftueshme, fokusohet në...

Dhoma e Tregtisë rezerva për paketën fiskale 2023: E pamjaftueshme, fokusohet në penalitete e gjoba!

-

Është zhvilluar këtë të mërkurë tryeza e Dhomës së Tregtisë për paketën fiskale 2023.

Gjatë fjalës së tij, Nikolin Jaka tha se paketa e re fiskale është e pamjaftueshme dhe se është e fokusuar në penalitete e gjoba. Më tej shtoi se ekonomia ka nevojë për ndërhyrje radikale.

“Kriza  e çmimeve e ka vënë sipërmarrjen përballë sfidave të mëdha. Industritë prodhuese po përballem me kosto që shkojnë mbi 50 %. Dhoma e Tregtisë duke u njohur me paketën e re fiskale shprehet se ekonomia ka nevojë për ndërhyrje radikale. Paketa fiskale jo vetëm që nuk është e mjaftueshme është e fokusuar në shumëfishimin e penaliteteve e gjobave. Në asnjë shtet nuk aplikohen gjoba që janë 10 fish në dëm. Nga ana e qeverisë të ndërmerret një paketë e strukturuar duke u përqendruar tek industritë prodhuese dhe biznesi në tërësi. Të ketë ulje të ngarkesës fiskale dhe hartimi i ligjit për amnistinë fiskale”, tha Nikolin Jaka.

Related articles

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts