Tuesday, May 7, 2024
HomePolitikëMeta me Komitetin Kombëtar të Rinisë: Angazhimi i PL për një Shqipëri...

Meta me Komitetin Kombëtar të Rinisë: Angazhimi i PL për një Shqipëri që iu përket të rinjve

-

 

Kryetari i Partisë së Lirisë Ilir Meta mbajti sot një takim me Komitetin Drejtues Kombëtar të Rinisë.

Meta tha se përfaqësimi i të rinjve në këtë parti do të ndiqet nga zgjedhja e tyre në këshillin bashkiak të Tiranës dhe këshillat bashkiakë në të gjithë vendin .

“Për mua është kënaqësi e veçantë të ritakohem me ju. Dua të shpreh mirënjohjen më të thellë për angazhimin e të rinjve dhe të reja, të shpreh kënaqësinë për zgjedhjen e shumë prej jush në komitetin drejtues kombëtar të PL. Jam i sigurt se ky përfaqësim do të ndiqet dhe nga përzgjedhja e shumë prej jush në këshillin bashkiak të Tiranës dhe këshillat bashkiakë në të gjithë vendin në zgjedhjet që po vijnë.
Konventa e tregoi qartë se angazhim i PL është për një Shqipëri që iu përket të rinjve dhe të rejave. Kjo është dhe më e domosdoshme në kushtet kur vendi po zbrazet dita-ditës si rezultat i politikave shpopulluese të qëllimshme të kësaj qeverie.
Mbështesim plotësisht dhe të gjithë ato propozime të cilat u diskutuan dhe dje me studentë, pedagogët, të rinj dhe reja”, deklaroi Meta.

Related articles

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts