Tuesday, April 30, 2024
HomePolitikë5 bashkitë që përcaktojnë fitoren e PD-së në zgjedhjet lokale

5 bashkitë që përcaktojnë fitoren e PD-së në zgjedhjet lokale

-

Pas protestës që u mbajt mbrëmjen e së shtunës, kreu i Forumit rinor i PD, Besart Xhaferri thotë se janë tre bashkitë që përcaktojnë fitoren e PD në zgjedhjet e 14 majit.

Ai tha se nga 5 bashki:  Durrës, Tiranë, Elbasan, Korçë dhe Shkodër duhet të fitohen 3 prej tyre.

“Ato bashki që janë të majta, mbeten të tilla. Por ne si PD do të quajmë fitore të zgjedhjeve të 14 majit 2023 që nga këto pesë bashki: Durrës, Tiranë, Elbasan, Korçë dhe Shkodër të fitohen nga PD tre prej tyre-tha kreu i FRD.

Si rregull Bashkia Shkodër quhet e fituar që tani nga PD. Atëhere mbeten në lojë edhe dy bashki nga 4 të tjerat!

Durrës, Tiranë, Elbasan, Korçë– mbeten sipas kryetarit të Forumit Rinor Demokrat ku synohet të fitohen 2 prej tyre. Korça duket shumë majtas, ndaj duket si mision i pamundur. Pra ngelen Elbasani, Durrësi dhe Tirana. Për kryeqytetin, nëse PD dhe opozita vendosin kandidat politik, është e fituar që sot nga Erion Veliaj.

Durrësi? Edhe mundet!

Elbasani? Vetëm nëse vetë kryeministri ua fal nën tavolinë…

Related articles

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts