Sunday, November 27, 2022
HomePolitikëBerisha: Primaret kanë tronditur Edi Ramën dhe grupin e tij mafioz

Berisha: Primaret kanë tronditur Edi Ramën dhe grupin e tij mafioz

-

 

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, në mbledhjen e kryesisë së partisë këtë pasdite deklaroi se Primaret kanë tronditur Edi Ramën dhe grupin e tij mafioz.

Që të gjithë këto gra dhe burra që kanë vendosur të marrin pjesë në garën e primareve dua ti falënderoj me shumë mirënjohje, për nderin që i bëjnë PD-së, me vendimin e tyre. Dua ti garantoj gjithashtu se do të bëhet gjithçka për një proces me integritet, të drejtë dhe të ndershëm.

Këto janë primaret e para që zhvillohen në historinë e PD-së dhe të vendit. Ndaj dhe ne duhet të bëjmë gjithçka për suksesin e këtij procesi.

Kudo kandidatët tanë në primare po paraqiten jo si të krahut tjetër, që jetojnë si me qenë në shpellat apo bodrumet e mafias, ku nuk e di kush janë dhe çfarë bëjnë, por tanët janë para simpatizantëve, janë më media dhe janë kudo.

Me të vërtetë kanë arritur ta bëjnë këtë proces, një proces që ka ngjallur interes të veçantë te publiku. Një proces që po vlerësohet në të gjithë spektrin politik dhe një proces që në fakt ka tronditur thellë Edi Ramën dhe grupin e tij mafioz, që në vend të rregullave të demokracisë ka përcaktuar në partinë e tij rregullat e bosit të mafias, ku vendos vetë gjithçka, ku nuk ekzistojnë as forume dhe as vota e lirë.”-tha Berisha.

Related articles

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,589FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts