Saturday, April 20, 2024
HomeKronikaOperacioni ''serial''/ Vodhën banesa dhe ambiente të ndryshme, arrestohen 3 ''skifterët''

Operacioni ”serial”/ Vodhën banesa dhe ambiente të ndryshme, arrestohen 3 ”skifterët”

-

 

Policia e Lezhës informon se ka zbardhur një sërë vjedhjesh të kryera gjatë këtij viti në Lezhë e Laç si dhe ka vënë në pranga 3 autorët.

Të arrestuarit janë me precedentë të mëparshëm kriminal, po për vjedhje.

Si rezultat i këtij operacioni, janë ndaluar shtetasit e shpallur në kërkim:

– Gj. C., 47 vjeç, banues në Lezhë, pasi më datë 21.11.2022,  ka vjedhur në banesën e një shtetasi;

– Gj. Ll., 51 vjeç, banues në Kurbin, pasi më datë 08.11.2022,  ka vjedhur në Kurbin, disa krerë bagëti të imta, në pronësi të një shtetasi;

– A. D., 47 vjeç, banues në fshatin Gjormë, Kurbin, pasi nga veprimet hetimore, rezulton autor i disa vjedhjeve, konkretisht:

•Me datë 20.11.2022, ka vjedhur materiale, në banesën e një shtetasi;

•Me datë 09.11.2022, ka vjedhur në Lezhë, celularin e një shtetasi;

•Me datë 22.06.2022, ka vjedhur në Laç, vegla pune, në magazinën e një shtetasi.

Të 3 të ndaluarit janë shtetas me precedentë të mëparshëm kriminal, po për vjedhje. Vijon puna për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të rasteve të tjera të vjedhjeve që janë kryer nga këta shtetas.

Operacioni u kodua “serial”

Related articles

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts