Policia e kryeqytetit ka refuzuar kërkesën e kreut të Partisë Demokratike Sali Berisha për të zhvilluar protestë në Tiranë më datën 6 Dhjetor në të njëjtën ditë kur do të zhvillohet samiti BE-Ballkani Perëndimor.

Në shkresën e policisë drejtuar Partisë Demokratike thuhet se në kuadër samitit në vendin e njoftuar për mbajtjen e tubimit janë marrë masa për ruajtjen e sigurisë dhe çdo organizim i kësaj natyre përbën rrezik për sigurinë.

Policia ka bërë me dije se është e gatshme të organizojë mbarëvajtjen e çdo tubimi jashtë perimetrit të caktuar.

Perimetri i sigurisë i lajmëruar nga policia:

Bulevardi “Dëshmorët e Kombit” deri në Bulevardin “Bajram Curri” përfshirë sheshin “Nënë Tereza”.

Rruga “Gjergj Filipi” nga kryqëzimi me rrugën “Ibrahim Rrugova” deri tek kryqëzimi me rrugën “Papa Gjon Pali II”.

Rruga ” Lek Dukagjini” në gjithë gjatësinë e saj.

Rruga “Dervish Hima”, rruga “Sheh Ahmet Pazar”, rruga “Faik Konica”, rruga “Skerdilajd Llagar –

Rruga “Papa Gjon Pali II” në gjithë gjatësinë e saj, rruga Asim Zeneli, rruga “Themistokli Germenji”, rruga “Mustafa Matohiti”, rruga “Jul Variboba”, rruga Fatmir Haxhiu”.

Rruga “Ismail Qemali”, nga rruga e “Elbasanit” deri në kryqëzimin me rrugën “Ibrahim Rrugova”.