Friday, April 26, 2024
HomePolitikë110-vjetori i Pavarësisë, Princ Leka uron shqiptarët: Të jemi më të bashkuar...

110-vjetori i Pavarësisë, Princ Leka uron shqiptarët: Të jemi më të bashkuar me njëri-tjetrin

-

 

Një urim për Ditën e Flamurit dhe për 110-vjetorin e pavarësisë, e ka dhënë edhe princ Leka. Ai shkruan se secili duhet të përulet me nderime të mëdha përpara flamurit kombëtar. ”Sot, bashkëkombas të mi, duhet të jemi krenarë për çdo arritje me të drejtën tonë legjitime, me mbështetje të faktorëve tanë aleat ndëkombëtar, e gjithashtu ne sot, duhet të jemi më të bashkuar e më në harmoni me njëri tjetrin, në shërbim të interesit kombëtar e të çdo shqiptari në të gjitha trojet e tyre e kudo ku ata gjenden”.

lg.php.gif

Postimi i Princ Lekës

Të dashur motra dhe vellezër, ju uroj, gëzuar përvjetorin e pavarësisë, këtë ditë ku sejcili prej nesh, përulet me nderimet më të madha përpara flamurit tonë dhe përpara atyre që bënë të pamundurën që Shqipëria të jetë një vend i pavarur.

Përpara 110-vitesh, gjashtë Fuqitë e Mëdha europiane diskutonin nëse shqiptarët do të kishin një shtet të tyrin dhe, nëse po, sa pak apo sa shumë territore dhe popullsi shqiptare do të flijoheshin për hir të ekuilibrave diplomatikë ndërkombëtarë.

lg.php.gif

Pas një jave, më 6 dhjetor, shteti shqiptar do të presë dhe bujtë krerët e shteteve dhe qeverive të 27 vendeve të Bashkimit Europian dhe të 5 vendeve të rajonit të Ballkanit Perëndimor. Kontrasti nuk mund të ishte më elokuent dhe krenaria e bashkëkombasve të mi nuk mund të ishte më e madhe dhe legjitime.

Uroj, me këtë rast, që frytet e këtyre arritjeve, pak kohë më parë të paimagjinueshme, meritë për të cilat kanë të gjithë shqiptarët pa dallim, të jenë të prekshme në çdo territor, për çdo komunitet, për çdo shtresë, dhe për secilin e secilën, që të ëndërrojnë, ndërtojnë, dhe gëzojnë jetën e tyre në Shqipërinë tonë të dashur – shtëpinë tonë të përbashkët, amanetin e stërgjyshërve tanë dhe premtimin tonë për brezat që na pasrendin.

Sot, bashkëkombas të mi, duhet të jemi krenarë për çdo arritje me të drejtën tonë legjitime, me mbështetje të faktorëve tanë aleat ndëkombëtar, e gjithashtu ne sot, duhet të jemi më të bashkuar e më në harmoni me njëri tjetrin, në shërbim të interesit kombëtar e të çdo shqiptari në të gjitha trojet e tyre e kudo ku ata gjenden.

Gëzuar Ditën e Flamurit!

Related articles

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts