Tuesday, April 30, 2024
HomePolitikëPapa thirrje botës: Ndaloni luftën në Ukrainë! Shikoni ç’po ndodh në Siri,...

Papa thirrje botës: Ndaloni luftën në Ukrainë! Shikoni ç’po ndodh në Siri, Iran apo në tokën e shenjtë! Jemi në Luftë të Tretë Botërore

-

Mesazhi i Papa Françeskut sot para mijëra besimtarëve në sheshin para Bazilikës së Shën Pjetrit, është një mesazh tradicional përpara bekimit “Urbi et Orbi” (Qytetit dhe Botës). Papa kujtoi dhimbjet e botës dhe mendimi i tij i parë shkon te Ukraina.

“Vështrimi ynë le të jetë i mbushur me fytyrat e vëllezërve dhe motrave ukrainas që po jetojnë këtë Krishtlindje në errësirë, në të ftohtë ose larg shtëpive të tyre, për shkak të shkatërrimit të shkaktuar nga dhjetë muaj luftë. Zoti na bëftë gati për gjeste konkrete solidariteti për të ndihmuar ata që vuajnë dhe për të ndriçuar mendjet e atyre që kanë fuqinë për të heshtur armët dhe për t’i dhënë fund të menjëhershëm kësaj lufte të pakuptimtë! Fatkeqësisht, ne preferojmë të dëgjojmë arsye të tjera, të diktuara nga logjika e botës”.

Për herë të parë që nga shtypja e dhunshme e protestave popullore, Papa Françesku përmend publikisht Iranin dhe bën thirrje që ai të “ndalojë çdo gjakderdhje”. “Lufta e tretë botërore” e evokuar nga Papa është e përbërë nga fragmente të ndryshme.

“Le të mendojmë për Sirinë, ende e munduar nga një konflikt që është zbehur në plan të dytë, por nuk ka përfunduar. Dhe le të mendojmë për Tokën e Shenjtë, ku dhuna dhe përplasjet janë shtuar muajt e fundit, me vdekje dhe të plagosur. I lutemi Zotit që atje, në tokën që pa lindjen e tij, të rifillojë dialogu dhe kërkimi i besimit të ndërsjellë mes izraelitëve dhe palestinezëve”.

Related articles

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts