Friday, May 10, 2024
HomePolitikëU kamufluan si ekip sportiv dhe tentuan të kalonin të miturit drejt...

U kamufluan si ekip sportiv dhe tentuan të kalonin të miturit drejt Italisë, arrestohen 10 “menaxherët” e “trajnerët”

-

 

Dhjetë shqiptarë të Kosovës janë vënë në pranga në Portin e Durrësit pasi kishin organizuar një skemë për të kaluar në Itali 16 të mitur. Bëhet e ditur se operacioni i koduar policor “Ekipi” u zhvillua nga Policia Kufitare Durrës dhe Seksioni për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme në DVP Durrës.

Mësohet se të miturit janë prezantuar si ekip sportiv, ndërsa të arrestuarit janë prezantuar si menaxherë, trajnerë dhe fizioterapistë të ekipit sportiv. Njëri nga të arrestuarit është organizatori i skemës dhe gjatë kontrollit atij i janë gjetur edhe 5945 euro.

Të arrestuarit janë: B.B, 48-vjeç, D.Sh, 32-vjeç, D.G, 36-vjeç, F.B, 21-vjeç, F.Gj, 54-vjeç, A.D, 21-vjeçe, Q.K, 20-vjeçe, E.D, 21-vjeç, A.K, 22-vjeç dhe B.H, 37-vjeç, të gjithë banues në Kosovë.

Personat e vënë në pranga dyshohet se kanë bashkëpunuar me njëri-tjetrin, për të ndihmuar 16 të miturit nga Kosova që të kalonin në mënyrë të paligjshme drejt Italisë. Pasi të arrinin në Itali, dyshohet se adoleshentët do të kërkonin azil.

Nga veprimet hetimore ka rezultuar se 37-vjeçari B.H, ka organizuar transportimin e fëmijëve dhe të personave të tjerë tashmë të arrestuar, nga Kosova në Kukës dhe më pas në Durrës, me autobusin e një kompanie turistike në Prishtinë.

Related articles

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts