Ka përfunduar mbledhja e kryesocialistit Edi Rama të zhvilluar me drejtues politikë të Partisë Socialiste në qarqe të vendit.

Mbledhja ka zgjatur rreth pesë orë.

“Kryesocialisti Edi Rama në këtë takim po jep porositë e tij sa i përket organizimit politik në terren, për maksimalizimin e votës, si edhe mbështetje për kandidatët e listës për këshilla bashkiak. Shumë vendime nga kryetarët e bashkive kalojnë për vendime edhe në këshilla bashkiakë. Pra mbledhje që ka nisur rreth orës 13:30 vijon ende”.