Saturday, April 20, 2024
HomePolitikëKryenegociatorja me BE-në pyetet se kur do të anëtarësohet Shqipëria në Bashkimin...

Kryenegociatorja me BE-në pyetet se kur do të anëtarësohet Shqipëria në Bashkimin Europian

-

 

Kryenegociatorja me BE-në, Majlinda Dhuka, është pyetur ditën e sotme nga gazetarët se kur do të anëtarësohet Shqipëria në Bashkimin Europian.

Dhuka tha se Shqipëria do të ketë një pasqyrë të qartë se kur do të anëtarësohet në BE në fund të vitit 2023. Këtë deklaratë ajo e bëri gjatë konferencës që mbajti me ministren e Punëve të Jashtme, Olta Xhaçka.

Kemi nisur procesin e shqyrtimit analitik, në fund të 2023 do të kemi një qartësi të dakordësuar me komisionin evropian mbi stadin e përafrimit të Shqipërisë dhe të gjitha rekomandimet qe duhet të përmbushin gjatë procesit të negociatave.

Në fund të vitit 2023 do të ndaj pasqyrën e qartë mbi ku është vendi në raport me KE, dhe sa shpejt do të afrohemi ne drejt anëtarësimit. Pavarësisht nga kjo, gjatë procesit të negociatave po punojmë për fusha, zona në të cilat ne afrohemi me BE -në përpara se të jemi anëtarë me të drejta të plota.

Këta janë fusha të lidhura me arsimin, energjinë, shërbimet, qeverisjen, njohjen e të drejtave të shtetasve shqiptare që janë në vendet e BE-së. Fokusi ynë është krijimi i mundësive për qytetarët dhe ekonominë shqiptare përpara se të bëhemi anëtare me të drejta të plota dhe ndërkohë avancojmë me thelbin teknik të negociatave”, përfundoi Dhuka.

Related articles

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts