Në një konferencë për shtyp ai tha se deri tani 21 parti janë regjistruar për të marrë pjesë në zgjedhje, teksa paralajmëroi kryebashkiakët në detyrë që përurimet e investimeve t’i bëjnë pa funksionarët politikë të pranishëm, në të kundërt do të gjobiten.

Celibashi: 21 bashki nuk kanë sjellë asnjë informacion në KQZ në lidhje me procesin e njoftimit me shkrim të çdo zgjedhësi. Në lidhje me kërkesat e partive për tu regjistruar, deri tani kanë paraqitur kërkesën për këto zgjedhje 21 parti politike dhe një komitet nismëtar për një kandidat të mbështetur nga zgjedhësit.