Thursday, March 28, 2024
HomePolitikëKAS regjistron PD-në me kryetar të komanduar Alibeajn në zgjedhjet e 14...

KAS regjistron PD-në me kryetar të komanduar Alibeajn në zgjedhjet e 14 majit: Celibashi të ndryshojë vendimin

-

Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve vendosi të regjistrojë dje Partinë Demokratike në zgjedhjet e 14 majit.

Pas një seance rreth 60 minutash, KAS vendosi të rrëzojë një vendim të Komisionerit Shtetëror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi i cili i kërkoi PD-së të sjellë një deklaratë të angazhimit solemn në zgjedhjet e 14 majit të firmosur nga kryetari i komanduar i PD-së, Enkelejd Alibeaj.

“Ankuesi të depozitojë në KQZ dokumentacionin shtesë si më poshtë: deklaratën me të dhënat për nënkryetarin, zotin Alibeaj në cilësinë e kryetarit të komanduar; deklaratën e angazhimit solmen të nënshkruar nga Enkelejd Alibeaj në cilësinë e kryetarit të komanduar të partisë, detyrimin e Komisionerit Shtetëror të regjistrojë subjektin zgjedhor Partia Demokratike, me nënkryetarin Enkelejd Alibeaj në cilësinë e kryetarit të komanduar të partisë. Ky vendim hyn në fuqi menjëherë. Kundër këtij vendimi mund të bëhet ankim në Kolegjin Zgjedhor brenda pesë ditëve nga shpallja e tij”, thuhet në vendimin e lexuar nga relatori i çështjet, Koli Bele.

NJOFTIMI I KQZ
KAS vendos të regjistrojë subjektin zgjedhor “Partia Demokratike” me kryetar nënkryetarin, z. Enkelejd Alibeaj, në cilësinë e kryetarit të komanduar të Partisë

Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve shqyrtoi dy kërkesat ankimore të depozituara në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve:
1. Kërkesa ankimore nr. 32 e depozituar nga Partia Demokratike e Shqipërisë me objekt “Shfuqizimi i vendimit nr. 172, datë 14.03.2023 të Komisionerit Shtetëror të Zgjedhjeve “Për shqyrtimin e kërkesës së “Partia Demokratike”,për regjistrimin si subject zgjedhor për zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore të datës 14.05.2023” dhe regjistrimin si subjekt zgjedhor të Partisë Demokratike të Shqipërisë sipas kërkesës nr. 27, datë 05.03.2023 dhe dokumentacionit shoqërues të saj dhe të protokolluar në KQZ në datën 06.03.2023 me nr. 1337, të paraqitur në emër të PD nga përfaqësuesi z. Indrit Sefa;
2. Kërkesa ankimore nr. 33 e depozituar nga Partia Demokratike e Shqipërisë me objekt “Kundërshtimin e vendimit të Komisionerit Shtetëror të Zgjedhjeve nr. 172, datë 14.03.2023 dhe ndryshimin e vendimit duke vendosur regjistrimin e Partisë Demokratike të Shqipërisë përfaqësuar nga kryetari Sali Berisha, si subjekt zgjedhor në zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore të datës 14 maj 2023”.

Në përfundim të shqyrtimit, KAS me shumicë votash vendosi rrëzimin e kërkesës ankimore nr. 33 të ankuesit “Partia Demokratike”, përfaqësuar në seancë nga z. Ledio Nuraj dhe z. Franci Nuri.
KAS me shumicë votash vendosi pranimin e pjesshëm të kërkesës ankimore nr. 32 të ankuesit “Partia Demokratike”, përfaqësuar në seancë nga z. Indrit Sefa dhe detyrimin e partisë “Partia Demokratike”, të depozitojë në KQZ dokumentacionin shtesë si më poshtë vijon:
1.Deklaratën sipas shkronjes “b” te pikës 2 te nenit 64 të Kodit Zgjedhor me të dhënat për nënkryetarin z. Enkelejd Alibeaj, në cilèsinë e kryetarit të komanduar të Partisë;
2.“Deklaratën e angazhimit solemn” të nënshkruar nga nënkryetari z. Enkelejd Alibeaj, në cilësinë e kryetarit të komanduar të Partisë;
si edhe ndryshimin e vendimit të Komisionerit Shtetëror të Zgjedhjeve dhe detyrimin e Komisionerit të regjistrojë subjektin zgjedhor “Partia Demokratike” me kryetar nënkryetarin, z. Enkelejd Alibeaj, në cilësinë e kryetarit të komanduar të Partisë.

Related articles

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts