Friday, March 29, 2024
HomePolitikëMarrëveshja Kosovë-Serbi, Rama: Urojmë që djalli të mos fshihet tek detajet

Marrëveshja Kosovë-Serbi, Rama: Urojmë që djalli të mos fshihet tek detajet

-

Kryeministri Edi Rama reagoi në mesnatë pas takimit mes Albin Kurtit dhe Aleksandar Vuçiçit në Ohër, ku sipas palëve u arrit një marrëveshje për planin e zbatimit të propozimit franko-gjerman për normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës e Serbisë.

“Le të shpresojmë që djalli të mos fshihet në detaje sonte dhe që marrëveshja e dakordësuar por jo e firmosur të mos jetë një tjetër dredhi ballkanase!”, tha Rama përmes një postimi në Twitter.

“Përndryshe kjo do të ishte një arritje historike që do të shpallte një pranverë të pritur gjatë në marrëdhëniet mes dy kombeve më të mëdhenj në Ballkan, shqiptar dhe serb”.

Kryeministri përgëzoi edhe katër protagonistët e tryezës dhe uroi që “marrëveshja e panënshkruar të kthehet në një realitet të ri e të pakthyeshëm mes Kosovës dhe Serbisë, shqiptarëve dhe serbëve, Ballkanit Perëndimor dhe Bashkimit Europian”.

Related articles

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts