Sunday, October 1, 2023
HomePolitikëÇështja e detit, Rama në Greqi: Jemi në rrugën e duhur për...

Çështja e detit, Rama në Greqi: Jemi në rrugën e duhur për t’i dhënë zgjidhje

-

 

Kryeministri Rama gjatë vizitës së tij në shtetin Grek ka zhvilluar një takim me presidenten e Greqisë, Katerina Sakellaropoulou.

Në këtë takim ai nuk ka lënë pa prekur çështjen e detit, gjithmonë e ndjeshme në raportet mes dy vendeve.

Rama shprehet se kjo çështje është lënë pezull, por tregon se është në rrugën e duhur për t’u zgjidhur:

‘Marrëdhënia e njerëzve të zakonshëm është e shkëlqyer, kjo na ka ndihmuar që ta shihnim njëri- tjetrin me sytë e njerëzve të zakonshëm. Jam shumë optimist se pikërisht në këtë klimë do të zgjidhim më së miri të gjitha çështjet e lëna pezull mes dy vendeve. Edhe dakortësia për t’ju drejtuar një pale të tretë për zgjidhjen e detit tregon se jemi në rrugën e duhur për t’i dhënë zgjidhje problemeve”, u shpreh Rama.

Pas ekspozitës së tij, Rama e vazhdoi axhendën me takime në parlamentin helen, ku u takua me kryetarin Konstantinos Tasoulas.

Related articles

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,876FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts