Saturday, July 27, 2024
HomePolitikëAmnisti për emigrantët shqiptarë, Çuçi kërkesë Baverman: Të mos penalizohen ata që...

Amnisti për emigrantët shqiptarë, Çuçi kërkesë Baverman: Të mos penalizohen ata që s’janë përfshirë në krime

-

 

Gjatë vizitës zyrtare në Britani, ministri i Brendshëm Bledi Çuçi është pritur nga homologia e tij Suella Braverman.Kjo e fundit, e njohur edhe për fjalimet e saj kundër emigrantëve të paligjshëm shqiptar. Kjo temë ka qenë edhe një prej pikave të diskutimit mes dy zyrtarëve. Ministri shqiptar ka kërkuar amnisti për emigrantët e paligjshëm shqiptarë, të papërfshirë në krime.Identifikimi i emigrimit të paligjshëm me etnitetin shqiptar, është e patolerushme.

Ky ka qenë shqetësimi i Ministrit të Brendshëm shqiptar gjAtë takimit me homologen e tij britanike, Suella Braverman, në Home Office.

Çuçi: Ndava me homologen time shqetësimin se është e patolerueshme që komuniteti shqiptar të veçohet dhe stereotipizohet vetëm nga disa personazhe të botës ilegale.Gjatë takimit, Ministri i Brendshëm ka propozuar amnisti për shqiptarët pa viza në Mbretërinë e Bashkuar, por që punojnë ndershmërisht dhe s’kanë rekorde kriminale në ngarkim.

Çuçi: Qasja jonë është se emigracioni i paligjshëm nuk mund të adresohet si problem pa përmirësuar kushtet e emigracionit përmes rrugëve legale. Në këtë pikë i kërkova homologes Braverman të rishikojnë edhe njëherë regjimin e trajtimit të shtetasve shqiptarë që jetojnë e punojnë në Britaninë e Madhe, për t’i lehtësuar në raport me mundësi të reja punësimi apo lëvizjet sezonale. I kërkova gjithashtu të amnistojë çdo shqiptar pa vizë, por që punon në mënyrë të ndershme dhe nuk ka rekorde kriminale në ngarkim.

Ai gjithashtu vlerësoi asistencën dhe ekspertizën britanike në ngritjen e kapaciteteve tona dhe në mbështetje të modernizimit të Institutit të Policisë Shkencore.

Related articles

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts