Sunday, February 25, 2024
HomeAktualitetXhaçka flet pas takimeve në Bruksel: Të hapen negociatat për kapitujt e...

Xhaçka flet pas takimeve në Bruksel: Të hapen negociatat për kapitujt e parë, mbështetje ekonomike nga BE

-

Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme Olta Xhaçka deklaroi pas takimeve të zhvilluara në Bruksel se qëllimi i takimit ishte thellimi i dialogut midis BE dhe vendeve tona për çështje të politikës së jashtme dhe të sigurisë, në kuadrin e rëndësisë gjithnjë e më të madhe që BE po na kushton në kontekstin aktual gjeopolitik.

Xhaçka theksoi se në Bruksel u bë i qartë edhe një herë qëndrimi i përbashkët për izolimin e Rusisë në agresionin e saj të paligjshëm dhe detyrimi për të siguruar përgjegjësinë dhe llogaridhënien për aktet mizore prej më shumë se një viti ndaj popullit ukrainas.

“Pata kënaqësinë të takohem me kolegët e mi, ministra të jashtëm të vendeve anëtare të Bashkimit Evropian si dhe Ministrat e Jashtëm të Ballkanit Perëndimor, në kuadër të Këshillit të Punëve të Jashtme të Bashkimit Evropian.
Qëllimi i takimit ishte thellimi i dialogut midis BE dhe vendeve tona për çështje të politikës së jashtme dhe të sigurisë, në kuadrin e rëndësisë gjithnjë e më të madhe që BE po na kushton në kontekstin aktual gjeopolitik.
Diskutuam mbi nevojën e ruajtjes së unitetit evropian dhe mbështetjen pa rezerva për Ukrainën, respektimin e parimeve ku bazohet siguria jonë e përbashkët evropiane dhe rregullave të së drejtës ndërkombëtare.

Related articles

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts