Tuesday, March 19, 2024
HomePolitikëLirohet nga burgu ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri, vijon dënimin në shtëpi

Lirohet nga burgu ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri, vijon dënimin në shtëpi

-

Lirohet nga burgu ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri. Gjykata e Elbasanit shpalli vendimin ditën e sotme dhe ish-ministri Tahiri do të vazhdojë dënimin në “arrest shtëpie”, sipas vendimit të gjykatë së Elbasanit.

Ai është dënuar për shpërdorim detyre, teksa pak muaj më parë iu drejtua me një kërkesë Gjykatës së Elbasanit për njohjen e kohës së paraburgimit.

Më 4 shkurt të 2022, Apeli i Gjykatës Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit pas një seance maratonë e dënoi ish-ministrin Sajmir Tahirin me 5 vite burg për ‘Shpërdorim të detyrës’.

Por me gjykim të shkurtuar dënimi u ul në 3 vite e 4 muaj burgim. Tahiri u dënua vetëm për “Shpërdorim detyre” duke i ‘shpëtuar’ akuzave “Korrupsion të zyrtarëve të lartë”, “Trafik të lëndëve narkotike kryer në bashkëpunim” dhe “Grup të strukturuar kriminal”.

Related articles

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts