Kryeministri Albin Kurti ka zhvilluar një bisedë telefonike me ministrin e Jashtëm të Emirateve të Bashkuara Arabe, Sheikh Abdullah bin Zayed, në foksusin e së cilës kanë qenë tensionet në veri.
Kurti shkruan se nëse serbët ndalojnë dhunën që po ushtrojnë në veri, do të nisin zbatimin e marrëveshjes së arritur mes dy palëve në Bruksel deri në zgjedhjet e ardhshme në veri, të cilat janë paralajmëruar pas kërkesës së partnerëve ndërkombëtarë.
“Pati një telefonatë me Sheikh Abdullah bin Zayed. Faleminderit për mbështetjen e gjatë të Emirateve të Bashkuara Arabe gjithë viteve. Theksova se hapi i parë drejt deeskalimit është përfundimi i menjëhershëm i dhunës ndaj institucioneve të sigurisë dhe zbatimi i menjëhershëm i Marrëveshjes Themelore deri në zgjedhjet e ardhshme”, shkroi ai ndër tjera.