Saturday, July 20, 2024
HomePolitikëNënshkruhet marrëveshja me FRONTEX-in për operacionet në kufi: Garantojmë të drejtat e...

Nënshkruhet marrëveshja me FRONTEX-in për operacionet në kufi: Garantojmë të drejtat e njeriut

-

Ministri i Brendshëm Bledi Çuçi priti pasditen e djeshme kreun e FRONTEX, Hans Leijtens, me të cilin nënshkroi Memorandumin e Mirëkuptimit ndërmjet Agjencisë Europiane të Kufirit dhe Rojës Bregdetare dhe Ministrisë së Brendshme mbi Mekanizmat e Ankesave për veprimet e kryera nga anëtarët e ekipeve të këtij misioni në vendin tonë.

“Menaxhimi i kufirit dhe respektimi i të drejtave të njeriut nuk përjashtojnë njëra-tjetrën. Ne jemi maksimalisht të vendosur të garantojmë respektimin e plotë të të drejtave të njeriut”, u shpreh Çuçi për marrëveshjen.

Ai shtoi se FRONTEX është një histori suksesi në vendin tonë.

“Shqipëria si vend tranzit luan një rol të rëndësishëm për t’i prerë rrugën flukseve migratore nga Afrika dhe Lindja e Mesme dhe kontribuon aktivisht në sigurinë e vetë kufijve të BE”, tha ministri Çuçi.

Mekanizmi i Ankesave i Agjencisë do të trajtojë ankesat e paraqitura kundër shkeljes së pretenduar të të drejtave themelore të kryera nga anëtarët e ekipeve policore gjatë operacioneve në zonat kufitare për parandalimin e flukseve migratore dhe goditjen e krimit ndërkufitar.

Related articles

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts