Sunday, June 16, 2024
HomePolitikëBenet Beci betohet si kryebashkiaku i ri i Shkodrës: Duhet të punojmë...

Benet Beci betohet si kryebashkiaku i ri i Shkodrës: Duhet të punojmë për fëmijët e së nesërmes

-

 

📍PHOTOALBUM/ Ceremonia e konstituimit të Këshillit të Bashkisë Shkodër, betimi dhe marrja e detyrës nga kryetari i ri i bashkisë z.Benet Beci.
🔻Në fjalën e tij kryetari i ri i bashkisë z.Beci theksoi se tani është koha për t’u përqëndruar te puna, është koha për të nisur një ndryshim të madh, jo thjesht që Shkodra të kapë ritmin dhe kohën e humbur, por që t’i paraprijmë së ardhmes. Ne duhet ta nisim punën të fokusuar në përmirësimin e cilësisë së jetës së çdo shkodrani, në zhvillimin e ekonomisë, në mbrojtjen e mjedisit, në promovimin e hapësirave, ideve dhe nismave. Duhet të punojmë për fëmijët e së nesërmes, për Shkodrën që tejkalon veten dhe u pararend zhvillimeve dhe sfidave. Vullneti ynë, bashkëpunimi me njëri-tjetrin, bashkëpunimi me qeverinë dhe donatorët, e veçanërisht besimi që na kanë dhënë qytetarët janë një garanci e fortë për suksesin tonë. Kjo bashki do të jetë bashkia ku ndahen punet dhe jo privilegjet . Ju, administrata e bashkisë e institucionet në varësi të saj, e sigurisht unë, prej sot jemi në shërbim të tyre, me dinjitet, me rregulla, me përkushtim. Ne që sot do ta nisim këtë ndryshim dhe nuk do të humbim asnjë çast. Për ne Shkodra është e para! Zoti e bekoftë Shkodrën dhe shkodranët! Na u priftë e mbara! Faleminderit të gjithëve përfundoi Beci.
🔻Të pranishëm në ceremoni ishin ministret Elisa Spiropali dhe Edona Bilali, deputetët e qarkut Agron Çela, Meri Markiçi dhe Gledis Çeliku si dhe prefektja e qarkut Majlinda Angoni.

Related articles

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts