Sunday, June 16, 2024
HomePolitikëPD zyrtare mbledh Këshillin Kombëtar për 29 korrikun

PD zyrtare mbledh Këshillin Kombëtar për 29 korrikun

-

Partia Demokratike zyrtare mbledh sot Këshillin Kombëtar për të miratuar vendimin e kryesisë për mbajtjen e zgjedhjeve për kryetar në 29 korrik.

Mbledhjen e Këshillit Kombëtar do ta bojkotojnë të paktën 17 deputetë të cilët kanë qenë kundër mbajtjes së zgjedhjeve për kryetar përpara se të zhvilloheshin më parë zgjedhjet në seksione, grupseksione dhe degë.

Ndërkohë mësohet se deri tani 7 deputetë, që kanë qenë më herët pro 29 korrikut, kanë shkuar në mbledhjen e Këshillit.

Merita Bakiu, Eralda Tase Bano, Kreshnik Collaku, Seladin Jakupllari, Flutura Açka, Enkelejd Alibeaj dhe Arbi Agalliu pritet të votojnë pro mbajtjes së zgjedhjeve për kryetarin e PD-së në 29 korrik.

 

 

Sekretari i përgjithshëm i PD-së, Gazment Bardhi bëri të ditur dje në përfundim të një mbledhje me grupin parlamentar se ata kanë vendosur të mos jenë të pranishëm sot për shkak të shkeljeve të shumta të statutit dhe marrjes së kompetencave të sekretarit të përgjithshëm nga një disa sekretariate.

Sot në mesnatë, ndërkohë skadon edhe afati i vendosur nga kryesia për paraqitjen e kandidaturave për kryetar të Partisë ku siç është thënë ndonëse jo zyrtarisht, kandidat do të jetë ish kryetari i PD-së, Lulzim Basha.

Related articles

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts