Sunday, June 16, 2024
HomePolitikëAmbasadorja Kim konfirmon detyrën e rëndësishme në DASH: Në Shqipëri s’janë të...

Ambasadorja Kim konfirmon detyrën e rëndësishme në DASH: Në Shqipëri s’janë të gjithë janë të kënaqur për këtë

-

Ambasadorja amerikane, Yuri Kim në një konferencë të zhvilluar ditën e sotme, u ndal tek tensionet në veri të Kosovës.

Gjatë fjalës së saj ambasadorja Kim u shpreh se udhëheqësit e Serbisë dhe të Kosovës duhet të lënë mënjanë egon e tyre dhe të ecin përpara.

Gjithashtu ambasadorja Kim komentoi edhe pozicionin e saj të ri, duke thënë se në detyrën e re do të ketë përgjegjësi për të gjithë Europën, duke përfshirë edhe Shqipërinë.

Ambasadorja, Yuri Kim: Sa i përket asociacionit, udhëheqësit e Kosovës dhe Serbisë kanë rënë dakord për këtë . Ata kanë rënë dakord për rrugën për të ecur përpara dhe për njohjen e Kosovës. Angazhimi ynë është për një Kosovë të pavarur dhe sovrane dhe nëse keni nevojë për prova do t’ju rekomandoja të hidhni sytë disa vite pas. Çështja qëndron cilat janë hapat në mënyrë që të dy palët të lëvizin së bashku. Udhëheqësit duhet të lënë mënjane egon dhe të marrin në konsideratë atë që u thuhet nga miqtë e tyre. Ne pozicionin tim të ardhshëm do të kem përgjegjësi për të gjithë Europën dhe përfshin edhe Shqipërinë. Jo të gjithë janë të kënaqur për këtë, por unë jam e kënaqur. Jam ndryshuar nga përvoja ime këtu. Nëse kthehem apo jo në Shqipëri, Shqipëria do të jetë gjithmonë me mua. Dua t’u kujtoj të gjithëve për rolin kritik thelbësor që një media  e pavarur ka në një demokraci. Portalet mediatike mund të jenë biznes, por gazetarët kanë përgjegjësi”.

Related articles

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts