Saturday, September 30, 2023
HomeKronikaNë kërkim ndërkombëtar në Itali dhe SHBA për mashtrim, në pranga...

Në kërkim ndërkombëtar në Itali dhe SHBA për mashtrim, në pranga 3 persona

-

 

Vijon puna për lokalizimin dhe kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim ndërkombëtar.

Vihen në pranga, si rezultat i shkëmbimit të informacioneve mes Seksionit të Kërkimit të DVP Tiranë, Interpol Tiranës, autoriteteve policore italiane dhe autoriteteve amerikane, 3 shtetas të shpallur në kërkim ndërkombëtar.

Lokalizohen pas shkëmbimit të informacioneve, kapen dhe vihen në pranga 3 shtetas (2 në Itali dhe 1 në USA) të dënuar me 6, 7 dhe 9 vjet burgim.

Në vijim të punës për kapjen e shtetasve në kërkim ndërkombëtar, pas marrjes së informacionit nga Seksioni i Kërkimit i DVP Tiranë, në bashkëpunim me Interpol Tirana, për tre shtetas në kërkim ndërkombëtar, informacionet i janë dërguar autoriteteve policore italiane dhe atyre amerikane, me qëllim lokalizimin dhe kapjen e këtyre shtetasve.

Në bazë të informacioneve të dërguara nga Seksioni i Kërkimit i DVP Tiranë, në bashkëpunim me Interpol Tirana, janë lokalizuar:

Në Itali, shtetasi Alesandro Locateli, dhe shtetasi Stefano Bottura; Në USA, shtetasi Elton Daka.

Shtetasi Alesandro Locateli ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi Gjykata e Apelit Tiranë e ka dënuar me 7 vjet burgim, për veprën penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, kryer në bashkëpunim.

Në vitin 2010, ky shtetas ka kryer dy transferta nga Sllovenia në Shqipëri, në shumën 500 000 euro, të cilat e kanë burimin nga veprimtaria kriminale e këtij shetasi, në shtetin italian.

Shtetasi Stefano Bottura ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë e ka dënuar me 9 vjet burgim, për veprën penale “Mashtrimi kompjuterik”.

Ky shtetas me anë të një skeme mashtrimi, ka krijuar në Shqipëri një kompani në të cilën ka kryer disa transanksione, ku shuma e parave të hedhura në karta, ka qenë më e madhe se shuma e blerjeve të kryera.

Shtetasi Elton Daka ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Fier e ka dënuar me 6 vjet burgim, për veprën penale “Mashtrimi”.

Ky shtetas, duke ushtruar profesionin e tij si avokat, në vitin 2013, ka mashtruar dy shtetas të përfshirë në një aksident, të cilëve iu ka marrë vlera të konsiderueshme parash dhe nuk ua ka zgjidhur çështjen.

Vijojnë procedurat për ekstradimin e këtyre shtetasve drejt vendit tonë.

Related articles

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,875FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts