Tuesday, May 21, 2024
HomeKronikaJepet leja e ndërtimit për pallatet në portin e Durrësit, KKT miraton...

Jepet leja e ndërtimit për pallatet në portin e Durrësit, KKT miraton edhe 20 leje për resorte dhe hotele të reja në bregdet

-

Bregdeti do të vijojë të jetë kantier ndërtimi me së paku 20 leje të reja lejeve të ndërtimit ose zhvillimit për projekte resortesh por edhe kullash. Këshilli Kombëtar i Territorit ka miratuar lejen e parë për ndërtimin e pallateve në projektin e portit të Durrësit.

Bëhet fjalë për lejen për godinë banimi dhe shërbimi me 1, 6, 7, 8 dhe 10 kate mbitokë, 1 kat pjesërisht parkim nëntokë dhe 1 kat parkim nëntokë” si lejen për “Godinë banimi dhe shërbimi 1, 6, 7 dhe 8 kate mbitokë, 1 kat pjesërisht parkim nëntokë dhe 1 kat parkim nëntokë. Ndërtimi do të nisi pikërisht në kalatën lindore aty ku autoriteti portual i Durrësit përzuri me forcë koncesinarin gjerman që kishte një kontratë shfrytëzimi 35 vjeçare. Me pas janë miratuar në seri lejet për projekte buze detit, nga plazhet e Lezhës deri në Sarandë. Leje Ndërtimi është dhënë një “Strukturë akomoduese rezidenciale në Marina Resort Vlorë.

Në bregdetin e Lalzit, Këshilli Kombëtar i Territorit ka miratuar lejet për 4 projekte.Në bregdetin e Jugut janë miratuar një sërë projektesh.Ndërkohë projektet e tjera të cilave u është miratuar leja e ndërtimit i përkasin zonës së Radhimës dhe Sarandës. Në të njëjtën mbledhje KKT ka miratuar se paku 30 leje të tjera për objekte të ndryshme në vend.

Related articles

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts