Saturday, May 18, 2024
HomePolitikëPeleshi: Mbyllen me sukses 2 kurse, rritje e cilësisë së oficerëve

Peleshi: Mbyllen me sukses 2 kurse, rritje e cilësisë së oficerëve

-

Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi, ka ndarë mëngjesin e të premtes pamje nga ceremonia e përfundimit të dy kurseve të Kolegjit të Mbrojtjes dhe Sigurisë.

Në një reagim në rrjetet sociale, Peleshi thekson se kurset u përmbyllën me sukses dhe ndihmojnë në rritjen e cilësisë së oficerëve.

“Dy nga kurset më të rëndësishme në Kolegjin e Mbrojtjes dhe Sigurisë u përmbyllën me sukses. Ky institucion i rëndësishëm padyshim ka ndihmuar në rritjen e cilësisë së oficerëve tanë.”, thekson Peleshi.

“61 efektivë, 17 prej tyre nga rradhët e Forcës së Sigurisë së Kosovës ishin pjesë e Kursit të Lartë të Oficerit dhe Kursit të Komandës dhe Shtabit të Përgjithshëm.”, bënë të ditur Ministri i Mbrojtjes.

“Kolegji ynë ndjek modelet të mira ndërkombëtare dhe është i hapur për të pritur gjithnjë e më shumë kursantë të huaj nga vendet aleate, dhe padyshim vëllezërit tanë nga Forca e Sigurisë së Kosovës. “, përfundoi Peleshi.

Related articles

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts