Wednesday, May 22, 2024
HomePolitikëPërmbyllet stërvitja e përbashkët, Peleshi: Stërvitja me marinën turke, sipas manualeve të...

Përmbyllet stërvitja e përbashkët, Peleshi: Stërvitja me marinën turke, sipas manualeve të NATO-s

-

Përmbyllet stërvitja e përbashkët mes dy anijeve të shkollës së marinës turke dhe luftanijes së Shqipërisë “Iliria”.

Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi, në rrjetet sociale ka ndarë foto nga stërvitja e përbashkët ushtarake detare.

“Qëndrimi i dy anijeve turke të shkollës së Marinës, në portin e Durrësit, u përmbyll me një stërvitje të përbashkët me anijen “ILIRIA”, njofton Peleshi.

“Stërvitja u zhvillua sipas manualeve standarde të NATO-s, duke përmirësuar kapacitetet tona dhe promovuar bashkëpunimin mes forcave. Kjo stërvitje ishte një mundësi e shkëlqyer për të çuar edhe më tej bashkëpunimin me Turqinë mike, si një nga mbështetëset më të rëndësishme të Forcave të Armatosura. Së bashku, jemi më të fortë!”, nënvizon Peleshi.

Tre ditë më parë, në portin e Durrësit, dy luftanijet e Marinës Turke, “TCG Bayraktar” dhe “TCG Cezayirli Gazi Hasan Pasa”, u ankoruan në Portin e Durrësit.

Related articles

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts